Home Uncategorized Dardan Molliqaj reagon pasi Vjosa Osmani zgjidhet si presidente

Dardan Molliqaj reagon pasi Vjosa Osmani zgjidhet si presidente

58
0





Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar me një shkrim të gjatë në Facebook pasi Vjosa Osmani është zgjedhur me 71 vota si presidente e re e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë pushtetin, si dhe ka thënë se kishin të drejtë kur e kishin quajtur Kurtin të rrezikshëm për marrëdhëniet e Kosovës me partnerët.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Asnjëherë s’i nënshtrohemi Kurtit

Kur para tre viteve deklaruam se Albin Kurti është i rrezikshëm për Kosovën, na kryqëzuan. Na quajtën të shitur, shpiunë e tradhëtarë.

Kur ky rrezik u shpërfaq me rrezikimin e marrëdhënieve me SHBA pas pak kohësh, Kurti u arsyetua: Kurti është i mirë, por pushteti amerikan është proserb.

Kur deklaruam që Albin Kurti është populist, ka mendësi autoritare dhe e do KREJT shtetin për vete, prap na kryqëzuan. Na thanë që ju jeni të vegjël, nuk ju pyet askush dhe e keni për inate personale.

Kur Kurti e shpërfaqi këtë në Kuvend duke shantazhuar opozitën në orët e vona të natës, Kurti po arsyetohet: Kurti është i mirë, por e gjithë opozita është e keqe dhe kundër demokracisë.

Kur thirrem që të mos votohet Vjosa Osmani për presidente, sepse do t’ia mundësojë Kurtit kapjen e KREJT shtetit (Kryeministrinë, Presidencën dhe Kuvendin), prap na kryqëzuan. Na thanë që do të shuhemi, që jemi të vegjël dhe e kemi për inate personale.

Kurti bëri pazare me deputetë, blerje të votave dhe bashkëpunim me Listën Serbe vetëm që të sigurohet që do t’ia arrijë qëllimit të kapjes së shtetit, dhe prap do të arsyetohet.

LDK-ja sot e pranoi nënshtrimin e radhës, dhe pas kësaj here do ta ketë të pamundur të rikthehet. LDK-ja e kishte mundësinë t’ia pamundësonte Kurtit kapjen e krejt shtetit, por zgjodhën të nënshtrohen. I qëndruan Kurtit gatitu në sallë. Krejt dhe Drejt.

Por një gjë duhet ta dini dhe të jeni të sigurt: PSD-ja dhe të gjithë ata që duan liri, barazi dhe drejtësi nuk do t’i nënshtrohen Kurtit asnjëherë. As kur ta përdorë dhunën e aparatit të pushtetit mbi neve në një të ardhme të shpejt, kur zërat tjerë opozitar ka arritur t’i nënshtrojë.

Ne jemi të rryer me këto metoda dhe këtë Kurti e di shumë mirë. Ai e di që neve nuk na nënshtron dot, prandaj po i pengojmë shumë edhe pse sipas tij ”jemi të vegjël e të pafuqishëm”.

Përballja me Kurtin do guxim, konsistencë e qëndrueshmëri. Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që tashmë nuk kanë dilema për tendencat autoritare dhe pushtetin e Kurtit, që të bëhemi bashkë në këtë përballje. Rruga jonë nuk është e lehtë, por është e domosdoshme dhe e pashmangshme.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here