Home Uncategorized E dënuan qytetarin me ligj të Serbisë, suspendohen dy policë të Kosovës

E dënuan qytetarin me ligj të Serbisë, suspendohen dy policë të Kosovës

89
0

Dy zyrtarë policor në Novobërdë janë suspenduar me tre ditë nga vendi i punës.

Zyrtarët policor, të nacionalitetit serb, në fletëparaqitjen e dënimit të shkruar ndaj qytetarit, të cilët e dënuan për mos-vendosje të maskës, figuronte se nuk e kishte respektuar Ligjin e Serbisë për masat anti-Covid.

Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar drejtoresha e Policisë së rajonit të Gjilanit, Elmina Mahmuti, sipas të cilës zyrtarët policorë janë larguar nga puna me rekomandim të Inspektoriatit Policor të Kosovës (IPK).

IPK ka vendosur t’i suspendojë me tri ditë largim nga puna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here