Home Uncategorized KËSHILLTARI I PACOLLIT PUBLIKON LISTAT: KËTA JANË SERBËT QË KANË KRYER KRIME...

KËSHILLTARI I PACOLLIT PUBLIKON LISTAT: KËTA JANË SERBËT QË KANË KRYER KRIME NË GJAKOVË

97
0

Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, ka publikuar disa lista me emra dhe mbiemra të serbëve, që sipas tij, kanë kryer krime makabre në Gjakovë, ku llogariten gjithsej mbi 3 mijë të vrarë dhe të zhdukur, njofton Insajderi.

Zyberaj ka thënë se personat në lista i përkisnin njësive “PJP – Posebne Jedinice Policije” dhe se janë serbë që kanë jetuar para luftës në Kosovë.

Sipas tij, ata janë paguar me një mesatare prej 96 dinarë në ditë ose rreth 40 marka të asaj kohe.

“Këta mercenarë serbë, siç dëshmohet edhe nga dokumentet, i përkisnin njësive “PJP – Posebne Jedinice Policije”, të cilat njihen për krimet makabre që i kanë bërë në Komunën e Gjakovës, ku llogariten gjithsej mbi 3 mijë të vrarë dhe të zhdukur”.

“Shumë prej këtyre emrave në këto lista janë serbë që kanë jetuar para luftës në Kosovë. Ish MUP-i serb në Gjakovë shihet se ata i ka paguar me një mesatare prej 96 dinarë në ditë ose rreth 40 marka të asaj kohe”, ka shkruar Zyberaj në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here