Home Uncategorized “Kurti s’mund të kandidojë”: Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje pas vendimit...

“Kurti s’mund të kandidojë”: Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje pas vendimit të Kushtetueses

126
0

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Tinka Kurti, ka reaguar për aktgjykimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese, ku në bazë të saj i ndalohet edhe liderit të VV’së që të kandidojë në zgjedhje, shkruan Gazeta Metro.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës para pak minutash ka publikuar aktgjykimin e plotë për rastin e votës së deputetit Etem Arifi, aktgjykim ky që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Sipas njohësit të Kushtetutës, Ehat Miftarajt, një aktgjykim i tillë ia ndalon Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhje.

“Me këtë aktgjykim, Kushtetuesja ka rikonfirmuar atë që është thënë në vendim e parë, se të gjithë të dënuarit në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë nuk do të mund të kandidojnë për deputetë, përfshirë edhe Kurtin”, ka thënë Miftaraj.

Pas kësaj reaguar anëtarja e VV’së, Tinka Kurti, ka thënë se “s’ka komplot që mund të ndalë fitoren e Vetëvendosjes”.

“Nuk ka kleçkë as komplot që mund ta ndalë vullnetin e popullit dhe fitoren e VETËVENDOSJE-s”, ka shkruar Tinka Kurti.

Më poshtë reagimi i saj. //gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here