Home Uncategorized “Gjest nga dashuria” ky është rrëfimi i gruas që u godit mbrëmë...

“Gjest nga dashuria” ky është rrëfimi i gruas që u godit mbrëmë nga burri i saj në QKUK

304
0

Ka pasur reagime të shumta në media dhe rrjete sociale për gjestin e një burri dje para QKUK-së. Duke e mos ditur se mediat ishin në transmetim live, ai goditi me shuplakë prapa kokës gruan e tij që po dilte nga Qendra Klinika Universitare e Kosovës.

Indeksonline ka mësuar identitetin e çiftit në fjalë. Sabri Rama dhe Kumrie Rama janë dy personat në fjalë, të cilët sot janë ftuar nga prokuroria për intervistim.

Burime të Indeksonline brenda prokurorisë kanë mësuar deklaratat e çiftit.

Tejet romantik e të dashur me njëri-tjetrin janë shfaqur para prokurorit Sabriu e Kumria.

“Ne dashurohemi shumë. Sabriu kurrë nuk më ka rrahur as që ka ushtruar dhunë ndonjëherë ndaj meje. Gjesti i tij ka qenë nga dashuria. Qëllimi i Sabriut ka qenë që të ma mbulonte fytyrën pasi kishte parë kamerën”, ka thënë gruaja, Kumrie Rama në deklaratën e saj.

I dashur dhe i butë ndaj gruas është shfaqur në deklaratë edhe burri, Sabri Rama.

“Ne duhemi dhe kemi raporte të mira. Nuk ka pasur asnjë qëllim dhune ndaj gruas”, ka thënë në deklaratë Sabri Rama.

Indeksonline mëson se çifti kishte ardhur për një kontroll në QKUK pasi paraprakisht kishte vizituar një QKMF të Obiliqit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here