Home Uncategorized Edhe një lajm i keq për Albin Kurtin: Ja çka mund t’i...

Edhe një lajm i keq për Albin Kurtin: Ja çka mund t’i bëjë KQZ

101
0

Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin final ia ka ndaluar kreut të VV-së, Albin Kurtit që të kandidojë për deputet në zgjedhjet që pritet të mbahen në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit shkurt, pasi këtij të fundit, Apeli ia ka vërtetuar dënimin me kusht në verën e vitit 2018.

Sipas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, u ndalohet të gjithë atyre që janë të dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë të kandidojnë për postin e deputetit.

“Në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjera në aktgjykim.

Se Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet, e thotë edhe njohësi i çështjeve juridike, Ehat Mitaraj.

“Me këtë aktgjykim, Kushtetuesja ka rikonfirmuar atë që është thënë në vendim e parë, se të gjithë të dënuarit në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë nuk do të mund të kandidojnë për deputetë, përfshirë edhe Kurtin”, ka thënë Miftaraj.


E për gazetën “Bota sot” ka folur edhe juristi dhe ish anëtari i KQZ-së, Blerim Burjani.

Ai thotë se ky është edhe një lajm i keq për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Mos zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është vepër penale sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Në kuptimin politik mund të mos e pranojë por të kandidohet nuk mundet, e heq KQZ nga lista e deputetëve të VV-së, pra duhet të zbatohet. Kështu si është mund të jetë i papranueshëm dhe i dëmshëm, por duhet të zbatohet vendimi”, shprehet Burjani për “Bota sot”.

Ai thotë se një situatë e tillë, ndodhë vetëm në Kosovë.

“VV nuk duhet të insistojë të mos e zbatojë këtë vendim, sepse edhe ashtu kjo ceshtje është e pakthyeshme. Tash vetëm në Kosovë ka kështu edhe të ketë bërë vepër penale çfarëdo natyre dhe të zgjedhësh për deputet e të bëhesh kryeministër e çka do tjetër. Askund në botë nuk ka kështu, asnjë shembull ndërkombëtar të kësaj natyre nuk do ta gjeni”, thekson Burjani.

“Nuk mund të kandidohet askush i cili ka ra ndesh me ligj dhe është i dënuar për një vepër penale të paraparë me kodin Penal. Fatkeqësisht Gjykata e ka nxjerrë këtë vendim që mund të quhet politik e gjithçka, por kjo gjykatë e këtij lloji jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet tjera ka bërë çështje të tilla. Rasti i dikurshëm në Poloni dhe Hungari, janë edhe disa shembuj të tjerë ndërkombëtar që këto gjykata të këtij lloji i kanë bërë”, përfundon për gazetën “Bota sot”, juristi Blerim Burjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here