Home Uncategorized Çun Lajçi me fjalë të mëdha për ardhjen e Kurtit dhe Osmanit...

Çun Lajçi me fjalë të mëdha për ardhjen e Kurtit dhe Osmanit në pushtet

95
0

Aktori i njohur, Çun Lajçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka mbështetur liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe U.D e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmanin për ardhjen e tyre në pushtet në këto zgjedhje të reja.

“Jeni flatra n’supët e mi” janë fjalët e para te aktorit për dy akterët politikë.

Postimi i plotë:

Jeni flatra n’supët e mi

Jam vetëm sy vetëm vesh

Vetëm rrudhë vetëm gjurmë vetëm hije

Rreze hane dielli ylli gace flake

Fjalë e thikës së tehshme sopatës së topitun

Limë për kosën për kmesën për drapnin

Rrajë për djalin për çikën për nipin

Zgur për gurrën që rrjedhë pikë-pikë lug për ujë krypë n’gjollë për delen lopen kalin

Zinxhir i lidhun n’gurin e kufinit n’dhambin e ujkut

Palcë n’synin e skyfterit thue kopitë thundër

Lëkurë që nuk zhveshet nuk rruhet nuk ndrrohetVdekje jam e lidhun rreth kresë rreth qafës

Me ba dasëm n’rritën e djalit e me qenë i lirë n’fjalën që s’hahet

Ju jeni fjala fryma flatra n’supet e mi

Fluturoni me xhamadanin tim

E mos u ndalni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here