Home Uncategorized Albin Kurti: VV do dalë me qëndrim zyrtar për vendimin e Kushtetueses,...

Albin Kurti: VV do dalë me qëndrim zyrtar për vendimin e Kushtetueses, kemi mbështetjen më të madhe në vend

105
0

Pas aktvendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese i cili u publikua sot u raportua se Albin Kurti, i cili ka qenë i dënuar, nuk mund të kandidojë për deputet, raporton Gazeta Blic.

Për këtë ka folur vetë në RTV Dukagjini, kryetari i LVV-së, Albin Kurti.“Unë ende nuk e kam lexuar vendimin e plotë të Kushtetueses…Ne do ta japim qëndrimin tonë për tekstin e plotë të Aktgjykimit”, ka deklaruar Kurti .

I pyetur se çfarë mendon për deklaratat se ky vendim atij ja pamundëson kandidimin për deputetë.

“Unë nuk dua t’i komentojë e interpretojë komentet e interpretimit të interpretimeve. Ne do ta japim qëndrimin tonë. Lëvizja Vetëvendosje pos që është subjekti më i madh në vend por ka shumicën e popullsisë së Kosovës në mbështetje të qartë”, deklaroi tutje Kurti.

“Kush do të jetë në listën për deputetë, me çfarë renditje dhe me cilin kandidatë për kryeministër shumë shpejt do të vendosin Këshilli i përgjithshëm dhe Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosjes”.

Kurti ka thënë se do të pres interpretimin që do ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje për Aktgjykimin e Kushtetueses

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here