Home Uncategorized Stafi i Osmanit i reagon Veliut: Je i neveritshëm, i ke ditët...

Stafi i Osmanit i reagon Veliut: Je i neveritshëm, i ke ditët e numëruara

98
0

Anëtarja e kabinetit të Vjosa Osmanit, Egnesa Vitia ka reaguar ndaj deklaratës së Agim Veliut i cili ka deklaruar se ajo “është e madhe dhe i duhet dhënë hapësirë për të qëndruar në LDK”.

“Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme”.

“Është e neveritshme! Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporpocionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt.

Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht. Ditët i ke të numëruara”, ka shkruar Vitia në Facebook, transmeton Klan Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here