Home Uncategorized E dhimbshme: 20 vjeçarja pësoi djegie në fytyrë, kokë e qafë nga...

E dhimbshme: 20 vjeçarja pësoi djegie në fytyrë, kokë e qafë nga shpërthimi në Ferizaj

131
0

Një 20 vjeçare ka pësuar lëndime shumë të rënda nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj.

Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, ka bërë të ditur se pacientja në fjalë ka pësuar djegie të fytyrës, kokës dhe qafës dhe e njëjta është dërguar në klinikën e Ortopedisë.

Po ashtu, ai ka treguar se tre pacientë janë në kujdesin intensive.

“Në Klinikën Emergjente kemi 15 të lënduar. Tre janë në kujdesin intensiv.

Një e moshës 20 vjeçare si pasojë e djegies së fytyrës dhe kokës dhe qafës dërgohet në klinikën e ortopedisë. Ndërsa 10 qëndrojnë në klinikën emergjente”, ka thënë Lenjani para mediave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here