Home Uncategorized Vjosa Osmani do ta publikojë emrin e partisë javën e ardhshme

Vjosa Osmani do ta publikojë emrin e partisë javën e ardhshme

94
0

Vjosa Osmani ka bërë publik sloganin e subjektit, së shpejti publikohet edhe emri.

Për shumë vite ishin bashkëpartiakë.

Por, si shkak i qëndrimeve të ndryshme që kishte nga udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani u shkarkua nga këshilli i partisë.

Megjithatë ish nënkryetarja e LDK-së Osmani vendosi që rrugëtimin e saj politik ta vazhdojë e vetme.

Madje ditët e para të vitit 2021, sollën të reja nga ky rrugëtim.

NGA slogani BESO, Osmani kaloi në GUXO.

Ky slogan do të përfaqësojë subjektin që kjo e fundit tash e sa kohë e ka paralajmëruar.

Këtë e bëri publike vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Pos sloganit, së shpejti do të bëhet publik edhe emri i partisë që do të udhëheq Vjosa Osmani.

Kështu ka bërë të ditur për T7, Haxhi Avdyli.

Ajo që dihet tashmë është se Lëvizja Vetëvendosje i ka hapur derën listës së Osmanit.

E një tjetër subjekt politik, ka nisur kritika në drejtim të Osmanit, më saktësisht logos që ka përdorur.

Partia Demokratike e Kosovës, sloganin “ GUXO’’ e kanë quajtur kopje të tyre.

Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi madje ka publikuar një fotografi të sloganit që PDK e ka përdorur në vitin 2004, duke e krahasuar me atë që tashmë Osmani ka zgjedhur.

Por një gjë të tillë e ka mohuar Haxhi Avdyli që do të jetë pjesë e këtij subjektit të ri politik.,

Ndryshe, ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve të ardhshme, në pritje të publikimit të vendimit të Kushtetueses

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here