Home Uncategorized Ky do të jetë emri i Listës së Vjosa Osmanit dhe slogani...

Ky do të jetë emri i Listës së Vjosa Osmanit dhe slogani i saj

128
0

Vjosa Osmani po bën përgatitjet e fundit për ta prezantuar Listën e saj me të cilën do të kandidojë në zgjedhje. Periskopi ka mësuar nga burime të afërta me znj.Osmani, se tashmë janë propozuar edhe emrat për listën ku do të përfshihen kandidatët për deputetë të znj.Osmani, e cila pritet t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Burime të afërta që kanë parë logon dhe propozimet për emër të iniciativës politike të Osmanit, i kanë thënë Periskopit se janë dy emra të propozuar që pritet të përdoren nga Vjosa Osmani dhe ata janë: “Lidhja e re” dhe ‘Lista Vjosa”.

Ndërkaq, si logo e iniciativës politike të Osmanit është vendosur të jetë simboli me dy gishta, që shoqërohet me shkronjën ‘V’, që nënkupton emrin e saj “Vjosa”. Ndërkohë, ngjyra që do t’i karakterizojë këto simbole dhe që pritet të jetë brend i saj është ngjyra e kaltër, e ngjashme me atë të ‘flamurit dardan’.

Periskopi ka mësuar se Osmani do ta zyrtarizojë iniciativën e saj, ku do t’i lansojë edhe logon e sloganin, menjëherë në ditët e para të muajit janar.

Nga ky burim i mirëinformuar, Periskopi ka mësuar se dy propozimet për slogan që i kanë pëlqyer Vjosa Osmanit janë: “Shpresë e re për Kosovën” dhe “Ka ende shpresë…”.

Ndërkaq, sipas këtij burimi, mësohet se dizajnimin e ka bërë kompania “Grand Symbol”, por këtë nuk ka arritur ta konfirmojë Periskopi.

Kujtojmë se znj.Osmani që prej kohësh ka bërë me dije se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë me Listën e saj. Raportet e znj.Osmani me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ranë në pikën më të dobët, atëherë kur LDK votoi për largimin e saj nga strukturat e partisë. Që atëherë, LDK dhe Vjosa Osmani kanë pasur akuza e kundër-akuza të rënda mes vete.

LDK e ka akuzuar Osmanin se po punonte më shumë për partinë e Albin Kurtit, Vetëvendosjen sesa për partinë e saj – Lidhjen Demokratike të Kosovës. Znj.Osmani aktualisht mbështetet nga një deputet i LDK-së, z.Haxhi Avdyli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here