Home Uncategorized Ky është kandidati më favorit për kryeministër nga LDK, preferohet edhe nga...

Ky është kandidati më favorit për kryeministër nga LDK, preferohet edhe nga Isa Mustafa!

118
0

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti i ka gjasat më të mëdha për t’u nominuar si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Gazeta Blic merr vesh se Hoti e ka mbështetjen edhe të liderit të partisë, Isa Mustafa.

“Isa Mustafa më të preferuar si kandidat për kryeministër e ka Avdullah Hotin. Kjo edhe për shkak se Hoti ka marrë përgjegjësi si për punët e mira, ashtu edhe për situatat ku ka dështuar”, tha ky burim i Gazeta Blic brenda LDK-së.

Ndërkohë, derisa në opinion si kandidatë të mundshëm për t’u nominuar nga LDK-ja për kryeministër janë përmedur edhe emrat e Lutfi Hazirit, Kujtim Shalës e Lumir Abdixhikut, merret vesh se në organet vendimmarrëse të kësaj partie asnjëherë nuk është diskutuar për emra konkret.

E në anën tjetër, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në një nga mbledhjet e Kryesisë së partisë është ankuar në atë se si nuk e ka mbështetur e gjithë partia.

“Hoti e ka akuzuar një pjesë të LDK-së për mos mbështetje si shef qeveria. Ai është ankuar edhe tek partia për atë se si AAK e ka shantazhu tërë kohën”, citojnë Hotin këto burime të Gazeta Blic.

Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave nesër pritet të mblidhet Kryesia e LDK-së ku pritet të nominohet edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti.

Lidhja Demokratike e Kosovës akoma nuk e ka zyrtarizuar kandidatin për Kryeministër.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova në një prononcim të shkurtë për “Gazeta Blic”, ka thënë se LDK-ja brenda katër ditëve të ardhshme do ta bëj publik emrin e kandidatit për kryeministër.

Ai ka thënë se në LDK-ka ka shumë emra që kanë kontribut në këtë subjekt politik dhe mund ta mbajnë më së miri këtë pozicion.

“LDK-ja ka plot emra meritorë që mund të jenë kandidat për Kryeministër. Tani të shohim, në tre ose katër ditët e ardhshme do ta caktojmë një emër”, tha ai.

Rugova i pyetur se cili prej këtyre emrave të përfolur për këtë pozicion, Lutfi Haziri, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku do të ishte ma adekuar , ai u përgjigj kështu.

“Të tre janë të mirë, ka edhe më shumë se këta të tre. Por të gjithë janë të mirë e meritorë në LDK”, tha shkurt Rugova për Gazeta Blic.

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të hyjë në këtë proces zgjedhor me një largim tepër të rëndësishëm siç është ai i Vjosa Osmanit.

Se ka pakënaqësi në struktura me Isa Mustafën për largimin e saj e ka konfirmuar sot për Gazeta Blic edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

“Realisht ka pakënaqësi, por ato pakënaqësi duhet me riparu dhe duhet realisht me u ba bashkë. Zonja Osmani është dasht me luftu brenda LDK-së, në listë brenda LDK-së dhe unë do të isha përkrahja më e madhe e saj. Në qoftë se zonja Osmani është në një listë tjetër unë jam vetëm me LDK-në dhe me asnjë individ. Unë kam votuar kundër largimit të zonjës Osmani, unë jam pro saj dhe do të jem aleati i saj më i fuqishëm nëse qëndron brenda LDK-së” deklaroi Rexhepi për “Gazeta Blic”.

Ud. e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka konfirmuar se në këto zgjedhje pritet të ketë një bashkëpunim me Albin Kurtin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here