Home Uncategorized Ekskluzive:Zgjidhet se kush do ta përfaqsojë LDK-në zgjedhjet që po vinë

Ekskluzive:Zgjidhet se kush do ta përfaqsojë LDK-në zgjedhjet që po vinë

86
0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nesër (e mërkurë) pritet ta zyrtarizojë kandidaturën e saj për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.

“Epoka e re” nga një burim brenda LDK-së ka marrë vesh se Avdullah Hoti do të jetë kandidat i LDK-së për zgjedhjet e reja.

Sipas këtij burimi, Hoti e ka edhe mbështetjen e liderit të partisë, Isa Mustafa dhe të një pjesë brenda LDK-së.

Ky burim ka treguar gazetes se emri më i lakuar dhe më i pranueshëm për të gjithë në LDK ka qenë ai akademikut Kujtim Shala, por ky i fundit nuk ka shprehur dëshirë që ta pranojë këtë përgjegjësi.

Avdullah Hoti i cili tashme është kryeministër në detyrë as nuk e ka pohuar dhe as mohuar këto ditë kur është pyetur nga gazetarët nëse do të jetë kandidat për kryeministër i LDK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here