Home Uncategorized Vuçiq zbulon emrin e serbit që plaçkiti shqiptarë gjatë luftës në Kosovë

Vuçiq zbulon emrin e serbit që plaçkiti shqiptarë gjatë luftës në Kosovë

97
0

“Unë jam tradhtar për njerëz si Slavko Nikiq, i cili plaçkiti njerëz në Kosovë në vitin 1999, për çka ka edhe dokumente zyrtare”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si reagim ndaj deklaratës së Nikiq që e quajti tradhtar.

Vuçiq shtoi se më 1 prill të vitit 1999, në pikën e kontrollit “Jargova çeshma” në rrugën Mitrovicë-Ribariq-Rozhajë, Nikiç së bashku me gjashtë persona të tjerë të paidentifikuar, me uniforma maskimi dhe të armatosur me pushka automatike, ndalonin automjetet, i plaçkisnin udhëtarët duke i konfiskuar ar, bizhuteri, para të gatshme dhe gjëra të tjera me vlerë, si dhe nuk i lejonin të shkonin në Mal të Zi.

“Unë jam gjithmonë tradhtar për njerëz si ky, sepse dua të mbroj pronën e njerëzve, pa më interesuar se cilit komb i përkasin. Unë kurrë nuk do t’i vjedh ata”, deklaroi Vuçiq, shkruan Tanjug.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here