Home Uncategorized Syla i përgjigjet Gold AG: Paske mbet pa vëmendje, s’jam për debat...

Syla i përgjigjet Gold AG: Paske mbet pa vëmendje, s’jam për debat me çiftelia, më ofendove…

183
0

Reperi Gold Ag i ka kërkuar gazetarit Valon Syla një debat, pasi për ditë me radhë përkrahte sulmin ndaj tij duke bërë kështu një varg postimesh që kritikonin derisa së fundmi edhe kërkoi një përballje publike me Sylën, shkruan Gazeta Metro.

Pas debatit të mbrëmshëm për diasporën, Arian Agushi i njohur si Gold Ag publikoi një video të gazetarit Syla që para pak ditësh u sulmua nga një person fizikisht, duke e përkrahur dhunën ndaj tij.

U aludua se ai madje do bënte edhe një këngë për të, ashtu siç bën me të gjithë ata ndaj të cilëve flet ashpër dhe nuk i përkrah, por kësaj radhe ai kërkoi një debat.

E Syla së fundmi iu është përgjigjur reperit duke i thënë se nuk ka kohë të merret me debate të tilla, dhe se e ka ofenduar pa ia thënë asnjë të keqe atij personalisht.

‘’ Gold AG paska mbet pa vëmendje dhe po kërkon debat me mua… sigurisht po kerkon famë të shtuar në diasporë… Më vjen keq babikë, s’ki sens për humor., edhe sjam i interesuar me bo debat me çiftelia. Me ke ofenduar, pa të thënë kurrë, një fjalë të keqe… te fala’’, përfundoi Syla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here