Home Uncategorized Shqiptari me djalin e vogël e masakron me thikë djalin tjetër

Shqiptari me djalin e vogël e masakron me thikë djalin tjetër

124
0

Dita e Krishtlindjeve ka rezultuar tragjike për një familje shqiptare, që jetonte në Kretë.

Mediat greke shkruajnë se në lagjen Herklion pasditen e djeshme babë e bir janë përfshirë në përleshje, e cila ka degraduar edhe në përdorimin e armëve të ftohta.

Djali 26-vjeçar i familjes ka mbetur i plagosur me thikë dhe u transportua në spitalin e Venizelio. Ishte vetë babai 55-vjeçar, i cili plagosi të birin, në bashkëpunim me djalin e vogël 24-vjeçar.

Në të njëjtën kohë, policia arrestoi babanë dhe djalin e vogël, të cilët tani pritet të dalin para drejtësisë për tu njohur me akuzat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here