Home Uncategorized Ja cilat komuna janë në zonën e kuqe sipas bilancit të rasteve...

Ja cilat komuna janë në zonën e kuqe sipas bilancit të rasteve ditëve të fundit

96
0

Ka ndryshuar kategorizimi i komunave sipas rasteve të kësaj jave me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë, përmes një postimi në Facebook ka treguar për ndryshimet ndërmjet kategorizimit të komunave në bazë të nurmit të të infektuarve.

Sipas Zemajt, “lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies”.

Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetem 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor.Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku”, ka shkruar Zemaj.

Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdoj, ndersa kujdesi duhet të rritet.

Gjatë 24 orëve të fundit, Zemaj ka shkruar se nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 538 persona e kanë fituar betejën me koronavirusin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here