Home Uncategorized Kosovarët shpresojnë të fitojnë ulëse në OKB gjatë administratës së presidentit të...

Kosovarët shpresojnë të fitojnë ulëse në OKB gjatë administratës së presidentit të ri të zgjedhur Biden

87
0

Sikurse shumica e kosovarëve, shitësi i bagëtive Xhelal Terstena shpreson që presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, do ta ndihmojë vendin e vogël të Ballkanit që të anëtarësohet në organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkruan Reutersi.

Bideni është shumë i respektuar në Kosovë për rolin e tij aktiv gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet e Serbisë gjatë vitit 1999, që kishin për qëllim ndaljen e vra sjeve dhe dëbimin e shqiptarëve.

Por pavarësisht që Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, Beogradi vazhdon të refuzojë ta njohë atë si shtet të pavarur, transmeton Telegrafi.

“Për shqiptarët në rend të parë vjen Zoti, më pas Amerika”, thotë Terstena i cili shet bagëti rreth 35 kilometra në juglindje të vendit që ka marrë emrin e të birit të Biden, Beau.

E qëndrime të ngjashme me të Terstenës mund të dëgjohen në mbarë vendin, ku Washingtoni mbetet përkrahësi më i madh financiar dhe politik.

Shumë shpresojnë që administrata e Bidenit, që sipas të gjitha gjasave do të ketë një afërsi më të madhe midis Washingtonit dhe aleatëve të NATO-s, në mënyrë aktive do të ndihmojë Kosovën të sigurojë vende në Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, disa analistë paralajmërojnë se pritjet mund të jenë paksa shumë të mëdha, pasi që aleatët tradicionalë të Serbisë siç janë: Rusia dhe Kina po bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Gjithçka varet se sa kapital politik do të investojë SHBA-ja në përkrahjen e Kosovës”, ka thënë analisti politik, Agon Maliqi.

Bideni për herë të fundit kishte vizituar Kosovën në vitin 2016, ku asokohe ushtronte funksionin e zëvendëspresidentit amerikan, duke marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të birit Beau, që kishte punuar në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here