Home Uncategorized Ministri i Avdullah Hotit del kundër masave antiCOVID

Ministri i Avdullah Hotit del kundër masave antiCOVID

94
0

Dalibor Jevtiqi, Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka thënë se qytetarët të cilët kalojnë nga Serbia për në Kosovë, nuk kanë nevojë të kenë rezultatin e testit për COVID-19.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një statusi në Twitter ku tha se “Për të sqaruar dilemën rreth testeve PCR për hyrjen në Kosovë nga Serbia: NUK kërkohet një test negativ PCR për # COVID19”.

Mirëpo masat e qeverisë së Kosovës të miratuara të martën dhe që hynë në fuqi të mëngjesin e së mërkurës e thonë të kundërtën .

E madje këtë e kanë sqaruar për Gazetën inFokus edhe nga Ministria e Shëndetësisë të cilën kanë thënë se të gjithë shtetasit e huaj që vinë nga vendet me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19 duhet të kenë testin PCR i cili është bërë në 72 orët e fundit.

“Personat që hyjnë në Kosovë përmes kufijve tokësor apo rrugëve ajrore që nuk janë edhe shtetas të Kosovës, duhet ta kenë testin PCR nëse vijnë nga shtetet me rrezik të lartë sipas klasifikimit të ECDC (përveç diplomatëve të huaj të akredituar në Kosovë dhe familjarëve të tyre). Ata që nuk posedojnë PCR test (negativ të kryer në 72 orët e fundit) shkojnë ne vetizolim shtate ditor, ata qe vijnë nga Britania e Madhe 14 ditor”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

E Serbia është njëri nga shtetet që bën pjesë në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19.

Ky është postimi i Jevtiqit:

“Për të sqaruar dilemën rreth testeve PCR për hyrjen në Kosovë nga Serbia: NUK kërkohet një test negativ PCR për # COVID19.”/Gazeta inFokus/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here