Home Uncategorized Kimete Berisha i ka dy fjalë për Isa Mustafën, pasi ky i...

Kimete Berisha i ka dy fjalë për Isa Mustafën, pasi ky i fundit tha se do të dalin të parët në zgjedhje

123
0

Kryetari i LDK-së, para anëtarëve të vet, tha sot se Lidhja Demokratike e Kosovës do të dal e para në zgjedhjet që do të mbahen në muajin janar.

E Mustafës i ka reaguar Kimete Berisha, e cila thotë se LDK nuk ekziston më dhe se Isa Mustafa e ka shkatërruar partinë e Ibrahim Rugovës.

Kimete Berisha thotë se VV-ja do të dal e para, PDK-ja e dyta e LDK-ja e treta.

Postimi i saj i plotë:

VV, e para.

A është senil a çka është puna e këtij?

Isa Mustafa thotë ‘Ne do të dalim të parët’.

Hamamin del i pari ti.

E para VV, e dyta PDK.

Bile (për inat) preferoj m’i pa bashkë.

Le të dihet, LDK-në e ka kriju’ Ibrahim Rugova, dhe e ka shkatërru Isa Mustafa.

S’po jam e sigurtë tash a më vështirë është me lind apo me vdekë, por ma merr mendja vdekja lyp më shumë punë.

Që do të thotë, Isa Mustafa ‘më i zoti’ se Ibrahim Rugova.

Se boll i lodhtë duket nga jashtë, por me forcë të brendshme shpirtërore, e ka shkatërru një Shtëpi të Madhe që e ka mbajt populli me bukë, me ujë, e besa së fundi edhe me dashnore.

As xhamia, as kisha, asnjë shoqatë humanitare nuk mbahet me pare të popullit, qysh është mbajtur LDK.

Bile, rekomandohet m’i kthy paret e 3% që i keni vjedh.

LDK nuk ekziston më.

P.S. Nejse, ajo Valentina (me friz’ beehive) nganjëherë po len fjalë t’mëdha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here