Home Uncategorized Donika Gërvalla: KQZ të marrë hapa urgjentë për t’i regjistruar votuesit e...

Donika Gërvalla: KQZ të marrë hapa urgjentë për t’i regjistruar votuesit e diasporës

101
0

Ish-kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga KQZ-ja që të mos humbë kohë për të njoftuar diasporën për procedurat dhe dokumentet që duhen për të marrë pjesë në zgjedhje.

Gërvalla, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se çdo vonesë paraqet shkelje të rëndë të së drejtës për të votuar.

“Kërkojmë nga KQZ-ja që urgjentisht, më së voni deri në fund të kësaj jave, të përgatisë dhe të botojë në faqen e saj dokumentacionin që duhet plotësuar nga mërgata për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Nuk ka asnjë nevojë që për hapin e parë, pra regjistrimin e votuesve, të pritet deri sa të kryhen formalitetet rreth këtyre zgjedhjeve. Çdo vonesë, e qëllimshme apo jo, paraqet një shkelje të rëndë të së drejtës që na e garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Gërvalla.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese, ditë më parë mori vendim për shkarkimin e qeverisë “Hoti”, dhe për rrjedhojë vendi të shkojë në zgjedhje. U.d. e presidentes, Vjosa Osmani, takoi dje dhe sot partitë politike parlamentare për t’u dakorduar mbi datën e zgjedhjeve, por në fund u tha se data do të jepet vetëm pasi Kushtetuesja të publikojë vendimin e plotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here