Home Uncategorized “Valonin duhet me qit n’kanop me ngre zhag, e me ja hup...

“Valonin duhet me qit n’kanop me ngre zhag, e me ja hup rrajen”, kërcënimet e sharjet e shumta që mori Valon Syla

205
0

Para pak minutash në qendër të Prishtinës është rrahur gazetari, Valon Syla.

Vlen të kujtojmë faktin se ditë më parë, Syla pati bërë një status në rrjetet sociale, rreth bashkatdhetarëve.

Syla mërgimtarët i quajti “gërrnaqa”, dhe e gjithë kjo nxiti reagime të shumta në mesin e shumë qytetarëve, transmeton IndeksOnline.

“I lus gërrnaçat që në këtë turrë mi ndreq dhëmbët hatri jonë këtu. Me na ndreq edhe ekonominë tu i ndreq dhëmbët e juaj. Kqyrni ndreqnu edhe thonjtë, feniratnu, edhe poliratni kerret. Hani edhe naj qebap, naj redbull, kush e blen një kofe me akull me vodkë 1L edhe ma mirë…

Se ma lirë është. Se a për neve pe bleni? Ne në Gjermani e Zvicër s’ja u qet. Fleni si sardina në konzervë midis Evropës. Për ata mos na teshni. Se për veti e keni. Mirë se vini në Kosovën e lirë. Mos e teproni, se dalim fitim”, pati shkruar ai ditë më parë në llogarinë e tij në Facebook.

Për rastin në fjalë, detaje kanë dhënë edhe policia e Kosovës.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, tha zyrtarja për informim për rajonin e Prishtinës, në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

Nga ana tjetër, sulmin ndaj gazetarit Syla e ka dënuar edhe Agjencioni i Gazetarëve të Kosovës. /IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here