Home Uncategorized Hoti flet për herë të parë pas rrëzimit të Qeverisë

Hoti flet për herë të parë pas rrëzimit të Qeverisë

89
0

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka folur për herë të parë që pas rrëzimit të Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Express.

Në një konferencë për media, Hoti ka bërë thirrjë që të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti për vitin 2021.

“Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrën tonë. Është obligim kushtetues që të shpallim datën e zgjedhjeve brenda afatit kushtetues. Ne do t’i kryejmë obligimet tona. Do të jemi në krye të detyrës për tu marrë me obligimet qe i kemi karshi qytetarëve të vendit. Për të cilët kemi treguar rezultate të mira. Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti për vitin 2021”, tha Hoti.

Të hënën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese mori shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi që ky organ e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të dënuar me burgim, Etem Arifi.

“Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në konstatimet e Gjykatës Kushtetuese. /Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here