Home Uncategorized “A e ki niet me u ndalë”,zbulohen fjalët që ia tha sulmuesi...

“A e ki niet me u ndalë”,zbulohen fjalët që ia tha sulmuesi Valon Sylës

149
0

Personi që sulmoi fizikisht gazetarin Valon Syla, është një qytetar i cili jeton në njërin nga vendet perëndimore të Europës.

Gazeta Blic merr vesh se në momentin kur ai e sulmoi Sylën, fjalët e vetme që ia kishte thënë janë: “a e ki niet me u ndalë a jo?”.

Gjithashtu, gazeta përmes burimeve brenda Policisë ka bërë të ditur se me këtë rast është duke u marrë njësiti i krimeve të rënda brenda organeve të Policisë së Kosovës.

Policia tashmë ka indektifikuar sulmuesit, por që ende nuk ka arritur ta arrestojë.

I dyshuari është duke u kërkuar nga ana e Policisë, duke hapur fletarrest për të.

Gjatë ditës, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se i dyshuari ende nuk është arrestuar nga ana e Policisë.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, tha zyrtarja për informim për rajonin e Prishtinës, në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here