Home Uncategorized VIDEO/ “Vaksinim në sytë e mediave” infermieri vaksinohet me shiringë bosh

VIDEO/ “Vaksinim në sytë e mediave” infermieri vaksinohet me shiringë bosh

94
0

Një spital në Teksas është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave pasi pretendohet se punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë marrë vaksinë të rremë anti-Covid.

Ditën e martë pesë punëtorë të vijës së parë janë lajmëruar se do të vaksinohen duke transmetuar të gjithë procesin e vaksinimit live nëpër media.

Një video e cila po qarkullon me shpejtësi në media tregon momentin kur njëri prej infermierëve,Ricardo Martinez po vaksinohet dhe shikuesit kanë vënë re që shiringa është bosh.

“Është mëse e qartë që shiringa ishte bosh. Ne nuk mashtrohemi!” ka shkruar Barbara Siira, një qytetare.
“Shiringa është bosh, djali nuk e shtyu shiringën aspak” shkroi shikuesi Aaron Isaac Hernandez.

“Thjesht për shfaqje. Padyshim që nuk po vaksinohet ”komentoi një përdorues tjetër i Facebook.

Pas konferencës për shtyp, Martinez tha se ishte krenar dhe ndihej më i sigurt tani që mori vaksinën anti-Covid.

UMC pranoi që një nga punëtorët nuk e mori të gjithë vaksinën dhe për të shuar dyshimet e kritikëve ata i dhanë një të dytë.

“Pasi raporte të shumta u shfaqën në mediat sociale që pretendonin se një nga pesë infermierët që morën një vaksinë të martën nuk mori një dozë të plotë të vaksinës, ne duam të heqim çdo dyshim të ngritur se ai nuk ishte vaksinuar plotësisht dhe të forcojmë më tej besimin në procesin e vaksinimit ”– bëri të ditur spitali në një deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here