Home Uncategorized Lul Raka tregon se çfarë mund të bëni “për pushime më të...

Lul Raka tregon se çfarë mund të bëni “për pushime më të sigurta të fundvitit”

85
0

Mikrobiologu Lul Raka ka dalë me rekomandime për qytetarët e vendit se si të ruajnë veten dhe familjarët gjatë kohës së festave të fundvitit, në kohën kur rastet e reja fatale si pasojë e coronavirusit mbeten të larta.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tetë vdekje të reja si pasojë e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 223 raste të reja dhe 342 të shëruar.

E ndërkohë që qytetarët presin festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, mikrobiologu i njohur kosovar thotë se shëndeti duhet të jetë prioritet gjatë kësaj periudhe, pasi duke mbrojtur veten, njëherësh do të mbrohen edhe të gjithë të tjerët që janë pranë jush, sidomos personat që janë të ndjeshëm.

Ata me këtë rast rekomandon qytetarët që gjatë festave të fundvitit të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe nëse kanë simptoma të ngjashme me COVID-19, atëherë të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë mjekun.

“Nëse e mbroni veten, do të mbroni më të dashurit tuaj, veçanërisht ata që janë më të ndjeshëm për t’u prekur nga sëmundja”, ka shkruar Raka.

Postimi i plotë:

ÇKA MUND TË BËNI QË TË KENI PUSHIME MË TË SIGURTA TË FUNDVITIT

• Pushimet janë të rëndësishme, por shëndeti juaj dhe shëndeti i familjarëve Tuaj, veçanërisht ata që janë më të ndjeshëm, duhet të jetë prioritet gjatë kësaj periudhe.

• Shmangni udhëtimet e panevojshme dhe nëse keni simptoma të ngjashme me COVID-19 – qëndroni në shtëpi, mos merrni pjesë në tubime dhe kontaktoni stafin mjekësor.

• Planifikoni të kaloni festat e fundvitit me sa më pak njerëz të jetë e mundur.

• Festoni vetëm në rrethin më të ngushtë familjar. Shmangni në maksimum vizitat te farefisi dhe miqtë.

• Zbatoni masat parandaluese: distancë fizike, maska dhe higjenën e duarve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here