Home Uncategorized “Vjosa foli si Albini”, reagojnë nga Vetëvendosje pas kritikave ndaj Osmanit

“Vjosa foli si Albini”, reagojnë nga Vetëvendosje pas kritikave ndaj Osmanit

93
0

Arbër Zaimi, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ka reaguar pas kritikave ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, për fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Zaimi ka thënë se Osmani nuk ka folur si Albin Kurti, por ka folur “drejt” dhe të “vërtetën”, përcjell Bota sot.

Kryeparlamentarja Osmani, ka kërkuar nga Kuvendi shqiptar që ta njohë gjenocidin serb në Kosovë dhe heqjen e taksës në “Rrugën e Kombit”.

Reagimi i plotë i Zaimit në Facebook:

Vjosa nuk foli si Albini, por foli si është e drejta.

1. Parlamenti i Tiranës duhet të njohë gjenocidin serb në Kosovë. E drejtë pra. Le të dalë dikush të na shpjegojë pse nuk u dashka.

2. Minishengeni nuk i ndihmon Shqipërisë, por Serbisë. Ndërsa Kosovën minishengeni e dëmton sepse i bie të integrohet me Serbinë pa marrë njohje prej saj – plani i kahershëm serb. Kjo është e vërteta. Nuk do shtrihet produkti shqiptar në Serbi, se nuk kemi, po do shtrihet produkti serb te ne, duke shkatërruar prodhuesin vendor.

Siç thanë dhe politikanët e Malit të Zi: ne jemi të fokusuar për integrim me Evropën, jo me Beogradin, kështu që falemnderit por nuk vijmë në minishengen.

3. Trau duhet hequr, sepse shqiptarët e Kosovës e duan Shqipërinë, dhe ai tra pengon integrimin mes nesh dhe shton shpenzimet vetëm për ata. Edhe kjo e vërtetë. Nëse duan ta bëjnë rrugën me pagesë, le ta ulin çmimin e të marrin pagesa edhe në distanca të tjera, siç është në vende të tjera fqinjë apo perëndim, e jo të paguash 10 euro për të ardhur për kafe nga Prizreni në Lezhë.

E drejta dhe e vërteta është një, e kush thotë të vërtetën nuk po kopjon atë tjetrin që thotë po ashtu të vërtetën. Shumëngjyrëshe e të larmishme mund të jenë vetëm thashethemet, hipotezat, supozimet, opinionet, rrenat. Por 2+2 = 4, dhe nuk ka pushtet e media që të mund të imponohet suksesshëm për ta nxjerrë rezultatin 3 apo 5.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here