Home Uncategorized Policia dënon ministrin Selimi, për mos respektim të masave anti-Covid

Policia dënon ministrin Selimi, për mos respektim të masave anti-Covid

88
0

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është dënuar nga Policia e Kosovës për thyerje të masave anti-Covid.

Këtë e ka pranuar vetë ministri përmes një postimi në Facebook.

Vendimi të cilin ai e ka thyer ishte ai lëvizjes pas orës 19:00. Ndonëse personeli i drejtësisë është i përjashtuar nga ky vendim, ai thotë se për shkak të sjelljes së mirë të policisë, ka pranuar ta paguaj dënimin.

Postimi i plotë:

Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij.

Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here