Home Uncategorized Sejdiu: Kuvend më të dobët, Kosova nuk ka pasë

Sejdiu: Kuvend më të dobët, Kosova nuk ka pasë

97
0

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas fishkëllimave të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj zëvendëskryeministrit Selmanaj në seancën plenare të mbajtur sot.

Sejdiu ka thënë se Kuvend më të dobët nuk ka pasur as në legjislaturat e mëhershme, teksa ka thënë se cilësia e deputetëve do të vazhdojë ritmin e rënies.

“Kuvend ma të dobët Kosova nuk ka pas! Dhe si duket veq më i dobët do bëhet!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Sel manaj në sallën e Kuvendit.

Deputetët e VV-së kanë goditur tavol inat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selma naj është parë në ambientet e Kuvendit.

Ata kanë bërti tur: “Jashtë, jashtë!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here