Home Uncategorized Ja çfarë ndodh me foshnjat nga gratë që lindin me COVID-19

Ja çfarë ndodh me foshnjat nga gratë që lindin me COVID-19

96
0

Sipas një studimi të kryer në Singapor, pesë foshnja të lindura nga nënat me koronavirus kanë antitrupa kundër virusit të ri. Sidoqoftë, hulumtuesit thanë se nuk është ende e qartë se çfarë niveli të mbrojtjes mund t’u ofrojnë foshnjave këta antitrupa.

Të gjeturat nga studimi me 16 gra gjithashtu treguan se shumica kishin infeksion të lehtë, ndërsa simptoma më të rënda u vërejtën te gratë më të moshuara dhe që kishin indeks më të lartë të masës trupore.

Nga pesë gratë që kanë lindur deri në kohën e publikimit të hulumtimit, të gjitha foshnjat e tyre kishin antitrupa, sipas Rrjetit Hulumtues të Singaporit për Obstetrikë dhe Gjinekologji.

Numri i antitrupave te këto foshnja dallonte dhe ishte më i lartë te ato që u lindën nga nënat që ishin infektuar në faza të mëvonshme të shtatzënisë, shkruan The Guardian.

Shkencëtarët thanë se nevojiten më shumë vëzhgime për të parë nëse numri i antitrupave te foshnjat do të bie me kalimin e kohës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here