Home Uncategorized Vrasja e dyfishtë në Prizren, polici punonte në kufi – familjarët panë...

Vrasja e dyfishtë në Prizren, polici punonte në kufi – familjarët panë gjithçka që ndodhi

201
0

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vra sjen e dyfishtë që ka ndodhur dje në këtë komunë.

Prokuroria me anë të një komunikate për media ka thënë se është informuar nga Policia rreth orës 19:30 se në një shtëpi në rrugën “Edit Durham”, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pajetë, shkruan lajmi.net.

Prokuroria ka konfirmuar po ashtu se babai është i moshës 52 vjeçare teksa vajza 21 vjeç.

“Me datën 15.12.2020, rreth orës 19:30, jemi informuar nga Policia e Kosovës se në lagjen “Edit Durham”, në Prizren, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të paje të, ku dyshohet se është përdorur a.rma e zja rrit. Viktimat janë familjarë në mes vete, janë babë e bijë, të moshës 52 vjeçare, përkatësisht 21 vjeçare, ku njëri nga vik timat është zyrtar policor, i policisë kufitare”, thuhet në njoftim.

Ata kanë konfirmuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një ar.më, e cila dyshohet se është zyrtare e policisë.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur një ar.më e zjarrit e cila dyshohet se është a.rma zyrtare e policisë. Ngjarja ka ndodhur në ambient familjarë në prezencën e anëtarëve të familjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar së bashku me njësitë relevante policore dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Pas shikimit të vendit të ngjarjes, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e rastit, mirëpo Prokuroria dhe Policia janë duke mbledhur informacionin e nevojshëm me qëllim të zbardhjes së rastit dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike”, thuhet në fund të komunikatës për media. Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here