Home Uncategorized Qeveria e Shqipërisë miraton marrëveshjen: Lëvizje e lirë Shqipëri-Serbi vetëm me karta...

Qeveria e Shqipërisë miraton marrëveshjen: Lëvizje e lirë Shqipëri-Serbi vetëm me karta identiteti

121
0

Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti

Marrëveshja që shtetasit serb të futen në Shqipëri ose anasjelltas vetëm me karta identiteti (Pa pasoportë siç ka ndodhur deri më tani) u nënshkrua në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm që shqiptarët të kenë lëvizje të lirë me vendet e Ballkanit.

Ja vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, ratifikuar me ligjin nr.10474, datë 27.10.2011, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here