Home Uncategorized Mesazh prekës i drejtorit të OBSH-së, përmend vdekjen e infermieres kosovare

Mesazh prekës i drejtorit të OBSH-së, përmend vdekjen e infermieres kosovare

106
0

Drejtori gjeneral i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka përmendur vdekjen vetëm tri ditë para pensionimit të infermieres kosovare Vjollca Berisha, e cila ndërroi nga COVID-19, pas 45 vjetësh pune në Spitalin e Gjakovës.

Drejtori Gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetësisë , Tedros Adhanom Ghebreyesus në Ditën Ndërkombëtare të Qasjes Universale në Mbrojtje Shëndetësore, si pjesë e Ditës ndërkombëtare të Infermierëve dhe Mamive, ka përzgjedhur të përmend dhe falënderojë infermieren e ndjerë Vjollca Berisha.

Ajo vdiq nga COVID-19, vetëm tri ditë para daljes në pension, pas 45 viteve pune në Spitalin e Gjakovës.

Ghebreyesus mesazhin e tij e ka drejtuar për të gjithë punëtorët shëndetësorë që kanë rrezikuar jetën e tyre në shërbim të pacientëve, veçanërisht gjatë Pademisë COVID-19.

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, e cila ka publikuar videon vlerëson se mesazhi prekës i të parit të OBSH-së, është një motiv shtesë për punën e infermierëve, mamive dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë.

OIK bashkëndjen dhe ndanë dhimbjen me gjithë familjarët e infermierëve, mamive dhe punonjësve tjerë shëndetësorë që humbëm jetën nga infeksioni me koronavirus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here