Home Uncategorized Aventura e Vitit: Dy burra ikin nga Reparti në Prishtinë, vjedhin ‘kombi’...

Aventura e Vitit: Dy burra ikin nga Reparti në Prishtinë, vjedhin ‘kombi’ në Klinë, kapen në Gjakovë

95
0

Dy burra duket se kanë bërë një aventurë të vogël në Kosovë, dhe e cila përfundoi me përfshirjen e Policisë.

Është vetë Policia e Kosovës ajo që ka bërë të ditur kishin ikur nga Reparti i Psikiatrisë në Prishtinë dhe e kishin vjedhur një automjet të njohur popullorçe si Kombi në Klinë.

Me kombin e vjedhur, dyshja kosovare kishte shkuar rrugës për në Gjakovë ku edhe ishte zënë nga Policia e Kosovës.

Policia nuk njofton për motivet e kësaj aventure, por thotë se të dy janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nga njësiti policor i stacionit policor Gjakovë janë ndaluar derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet Kombi furgon me targa vendore të cilin automjet të dyshuarit kishin vjedhur në Klinë. Të dyshuarit sipas informatave kishin ikur nga reparti i psikiatrisë në Prishtinë, dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here