Home Uncategorized Zbardhet letra e Albin Kurtit për kongresistin amerikan që do ta drejtojë...

Zbardhet letra e Albin Kurtit për kongresistin amerikan që do ta drejtojë Komitetin për Punë të Jashtme

88
0

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ish Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, ka dërguar një letër urimi drejtuar kongresistit amerikan z. Gregory Meeks, pas zgjedhjes se tij si drejtues i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA.

Në vazhdim mund ta gjeni një përkthim jozyrtar të letrës nga zyrtari i VV-së, Kreshnik Ahmeti:

————————————————————-

I nderuari Gregory Meeks:

Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Duke qenë në dijeni të kontributit që keni dhënë për vendin tonë në kohët më vendimtare për ne, sikurse vota kundër ndalimit të fondeve për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në vitin 1999 dhe bashkësponsorimi i rezolutës për pavarësinë e Kosovës në vitin 2002, ne besojmë që vendi ynë do të vazhdojë të ketë një aleat dhe mik si drejtues të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Agjenda juaj progresive, e shtyrë përpara në mandatin tuaj si anëtar i Këshillit të shtetit të New York-ut dhe pastaj si kongresist, na inspiron të gjithëve.

Me lejoni, Shkëlqesia juaj, të ju uroj për zgjedhjen si drejtues i Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të ju uroj çdo të mirë në këtë detyrë. Shpresoj ta kem nderin e madh të bashkëpunimit me ju, si mënyrë e thellimit dhe zgjerimit të raporteve të shkëlqyeshme mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sinqerisht,

Albin Kurti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here