Home Uncategorized Theret me thikë një 13-vjeçar në Prishtinë

Theret me thikë një 13-vjeçar në Prishtinë

126
0

Një nxënës 13 vjeçar është therur me thikë sot në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, shkruan lajmi.net.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marrë një fëmijë i moshës 13 vjeç, nxënës i shkollës fillore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë për të mitur”, ka thënë për lajmi.net Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

Pas rastit, viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë nga një nxënës tjetër dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, ka thënë Borovci./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here