Home Uncategorized Ndodhë në Podujevë, Policia e zë me dru pa leje, vëllau shkon...

Ndodhë në Podujevë, Policia e zë me dru pa leje, vëllau shkon në mal dhe i sulmon dy zyrtarët policorë

313
0

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur dje në fshatin Herticë të Podujevës.

Njësiti policor kishte ndaluar një traktor me rimorkio të ngarkuar me dru zjarri të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, e cili për sasinë e drurëve që transportonte s’kishte dokumentacion përkatës as nuk kishin qenë të damkosura.

I dyshuari së bashku me traktorin dhe masën drusore është dërguar në Ekonomin Pyjore në fshatin Peran të Podujevës. Nga aty zyrtarët e Ekonomisë Pyjore kanë sekuestruar 2.8 kubolë dru shkoze dhe rasti trajtohet në procedurë të rregullt.

Gjatë përfundimit të procedurave, lidhur me rastin në atë vend kishte shkuar i dyshuari mashkull kosovar vëlla i të dyshuarit që ishte takuar me dru, e i cili i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë, ndaj ai është arrestuar./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here