Home Uncategorized Këta janë 2 kosovarët e arrestuar që dolën në territorin e Serbisë

Këta janë 2 kosovarët e arrestuar që dolën në territorin e Serbisë

167
0

IndeksOnline ka raportuar sot rreth arrestimit të dy qytetarëve nga Podujeva, të cilët për shkak të mjegullës dyshohet se mund të kenë dalur në territorin e Serbisë.

Këtë e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilit kanë thënë se rasti ka ndodhur dje pasdite, në afërsi të fshatit Mirovc-Merdare.

Burime të IndeksOnline mësojnë se personat në fjalë janë, Blerim Maqastena, i cili është asambleist i pavarur në Komunën e Podujevës dhe tjetri Berat Maxhuni.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetent të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe, janë duke e trajtuar rastin e tyre dhe sipas tyre nuk mund të japin më shumë informacione për shkak të procedurave të mëtejme./Indeksonline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here