Home Uncategorized Infektologu thotë se janë mbi 400 mijë persona të infektuar me koronavirus...

Infektologu thotë se janë mbi 400 mijë persona të infektuar me koronavirus në Kosovë

89
0

Infektologu Tolaj thotë se janë mbi 400 mijë persona të infektuar me koronavirus në Kosovë

Infektologu Ilir Tolaj thotë se në Kosovë është krijuar imuniteti nga Covid-19 dhe për këtë arsye nuk ka numër të madh të rasteve të raportuara siç po ndodh në shumicën e vendeve të botës. Megjithëse zyrtarisht sipas IKSHPK’së në Kosovë janë 46.580 të infektuar me Covid-19, Tolaj thotë se ky numër është shumë më i lartë.

“Gjendja e pandemisë në Kosovë krahasuar me rajonin është më e mirë dhe kjo nuk besoj se kryekëput është rezultat i masave që janë marrë deri më tash. Pavarësisht se çfarë kanë qenë këto masa, mbikëqyrja dhe përmbushja e tyre nuk ka qenë në nivelin e duhur”, thotë Tolaj.

“Pjesa e popullatës e cila ka qenë më mobile të vihet në kontakt me infeksionin, të infektohet dhe të krijoj një imunitet i cili më pas ka kontribuar, së bashku me masat, domosdo, që të mos shfaqet një numër jashtëzakonisht i lartë i rasteve të reja siç ka ndodhur në vendet e tjera në të cilat masat kanë qenë më rigoroze”, thejsoi Tolaj.

“Ne realisht kemi një numër jashtëzakonisht më të lartë të rasteve të infektuara të cilët e kanë kaluar qoftë me pak simptome ose pa simptome fare”, thotë ai për RTV Dukagjini.

“Në qoftë se zyrtarisht janë 46 mijë raste atëher lirisht mund të themi se kemi rreth 400 mijë ose ndoshta edhe më tepër raste të infektuara në Kosovë dhe është mu ky numër i të infektuarve, ky nivel i imunitetit të krijuar përmes kalimit të infeksionit i cili tash ka kontribuar që vala e dytë në Kosovë të jetë shumë më e qetë sesa që është vala e dytë në vendet me një kapacitet shumë më të lartë edhe për masa dhe për mbikëqyrjen e tyre”, theksoi Tolaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here