Home Uncategorized Gani Geci e luan qyqekun në Llaushë, befason me valle

Gani Geci e luan qyqekun në Llaushë, befason me valle

209
0

Ditë më parë në familja Geci është shtuar edhe me një fëmijë të gjinisë mashkullore.

E për këtë rast, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, sonte ka publikuar një video nga festa e familjes, shkruan Reporteri.net.

Në rrjetin social Facebook, shihet Geci duke vallëzuar ‘qyqek’ me disa nga nipat e tij, të cilët thotë se e thirrën që t’ua bëj ‘shyhretin’.

“Sonte për nder të lindjes së nipit Alpit, nipat po bëjnë muzikë me kanë thirrë edhe mua plakun me ua ba pak shyhret.”, ka shkruar ai në Facebook.

Geci njoftoi se me ardhjen në jetë të nipit të tij, janë bërë gati 100 meshkuj në familjen Geci.

Ndiqni videon:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here