Home Uncategorized Kush ishte çifti që grabitën 3 vjeçarën në Obiliq dhe tentuan të...

Kush ishte çifti që grabitën 3 vjeçarën në Obiliq dhe tentuan të ikin jashtë vendit

235
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten që lamë pas, në Obiliq.

Saktësisht më 04.12.2020 në orën 11:30 dy persona, një femër dhe një mashkull, pa pëlqimin e viktimës, ia kanë marrë vajzën 3-vjeçare dhe kanë tentuar që të udhëtonin jashtë Kosovës.

Burime të IndeksOnlinet mësojnë detaje rreth kësaj ngjarjeje, e cila është duke u hetuar nga organet kompetente.

Mësohet se viktima është një grua e komunitetit rom, e cila jeton në fshatin Plemetin të Obiliqit, së cilës i kishte vdekur bashkëshorti.

Ndërsa, çifti që tentoi t’ia grabiste vajzën, janë pikërisht prindërit e burrit të saj të ndjerë.

Madje, gjyshërit morën një taxi, me targa të Serbisë, përmes me cilin tentuan të iknin.

Por, plani i tyre, dështoi pikërisht në pikën kufitare Jarinje. Shoferi që drejtonte veturën, është ndaluar nga policia, e cila ka vërejtur se çifti, s’kishte autorizim e as kujdestari për fëmijën, ku edhe kanë nisur procedurat.

Të dyshuarit më pas dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit, ku janë intervistuar. Me vendim të prokurorit fëmija i është kthyer nënës dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Indeksonline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here