Home Uncategorized Mësojeni qfarë moti do të mbajë javën e ardhshme

Mësojeni qfarë moti do të mbajë javën e ardhshme

90
0

Në Kosovë javën e ardhshme do të ketë mot të ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita e hënë dhe e mërkurë parashihen të jenë me më shumë reshje, për derisa ditët tjera parashihen të kenë më pak reshje edhe ato vende-vende.

Në viset malore, parashihen mundësitë për reshje bore. Situatë e paqëndrueshme pritet të mbajë edhe për gjatë shteteve fqinje.

Temperaturat në nivel vendi parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, kryesisht në veriperëndim, shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri në 15 m/s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here