Home Uncategorized Covid-19 shton problemet mendore

Covid-19 shton problemet mendore

97
0

Një studim i ri i botuar në revistën mjekësore The Lancet Psychiatry tregon se COVID-19 mund të ketë lidhje me një sërë efektesh të shëndetit mendor që shfaqen tek pacientët.

Sipas studimit të kryer nga nga Universiteti i Oksfordit, 1 në çdo 17 njerëz që kanë pasur Covid-19 mund të diagnostikohet me ankth, pagjumësi ose depresion.

Profesori i psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit Paul Harrison, autori kryesor i studimit, tha se njerëzit që kanë qenë të shtuar në spital kanë rrezik më të lartë për t’u diagnostikuar me këto çrregullime, mund të preket 1 në 5 pacientë.

“Pasojat e shëndetit mendor e të paturit e COVID-19 nuk janë matur ende me saktësi, por janë parashikuar gjerësisht. Persont që kanë patur Covid-19, do të jenë në rrezik më të madh të problemeve të shëndetit mendor. Ne kemi nevojë urgjente për kërkime për të hetuar shkaqet dhe për të identifikuar trajtime të reja”.

Ata gjithashtu zbuluan se pacientët ekzistues psikiatrik kishin 65% më shumë gjasa të diagnostikoheshin me Covid-19. Ekipi i Oksfordit tha se kjo mund të lidhet me shëndetin e tyre fizik ose ilaçet e përshkruara për të trajtuar çrregullimet.

Sipas Profesor Harrison, problemet te këta persona nuk janë të njëjtat në vende të ndryshme, ndaj duhen studime më të detajuara.

Studiuesit gjurmuan 62,000 njerëz me Covid për tre muaj pas diagnozës dhe i krahasuan ato me mijëra njerëz me gjendje të tjera, të tilla si gripi, gurët në veshka dhe kockat e thyera.

Dhe rezultati ishte se 18% e pacientëve që kaluan Covid u dignostikuan me një sëmundje psikiatrike. Në sëmundjet e tjera si gripi apo frakturat ishin nën 13%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here