Home Uncategorized Zbulohet ilaçi që frenon përhapjen e Covid-19 brenda 24 orësh

Zbulohet ilaçi që frenon përhapjen e Covid-19 brenda 24 orësh

134
0

Një ilaç eksperimental antiviral i zhvilluar fillimisht për të trajtuar gripin po riprovohet, kësaj here kundër Covid-19.

Profesori Richard Plemper në Universitetin e Georgias, SHBA, udhëhoqi një ekip studiuesish që testoi molnupiravirin antiviral te nuselalat, rrugët e frymëmarrjes të së cilës, përputhen shumë me atë të njerëzve.

Plemper thotë se kur një nuselale e infektuar me Covid-19 u trajtua me ilaçin në fjalë dhe u vendos në një grup nuselalesh ferrash jo të infektuara, u duk se mjekimi e frenoi shpërndarjen e virusit.

“Ajo që gjetëm ishte se asnjë nga ato kafshë të bashkëstrehuara nuk u infektua nga virusi.” – tha Plemper.

“Dhe një grup kontrolli që nuk u trajtua me molnupiravirin dhe mori një placebo, të gjitha kafshët e kontaktit të atyre kafshëve të infektuara u infektuan brenda 24 orësh.” – shtoi ai.

Antivirali tani është në prova klinike në pacientët e shtruar në spital me ndërlikime Covid-19.

Nëse rezulton efektive, thotë Dr. Plemper, ajo mund të ofrojë një tjetër mjet kundër virusit, edhe më i lehtë për t’u përdorur duke qenë se është thjesht një pilulë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here