Home Uncategorized Presidenti i ri/ Hoti paralajmëron zgjedhje të reja, nëse nuk ndodh kjo

Presidenti i ri/ Hoti paralajmëron zgjedhje të reja, nëse nuk ndodh kjo

89
0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mendon se Lëvizja Vetëvendsje ka një qëndrim ekstremist të skajshëm përsa i përket interesave politike. Ai është shprehur se duhet respektuar edhe qëndrimi i partive të tjera.

Hoti: VV shkon në ektreme të ndjekjes së interesave politike. Janë të dhunshëm edhe verbalisht edhe me veprime. Kemi pasur situata në Kuvend, në rrugë. Vazhdojnë me një ekstremizëm të skajshëm që nuk besoj se është në të mirë të shtetit të Kosovës.

Ato kërkojnë zgjedhje të parakohshme?

Po por skena politike nuk përbëhet vetëm nga Vetëvendosja. Ka edhe parti të tjera si LDK, PDK, Nisma, etj. Nuk përbëjnë shumicën dhe nuk mund të vendosin vetë për ta çuar vendin në zgjedhje. Ky është problemi i tyre, që i pranojnë rregullat e lojës, rregullat e sjelljes dhe të Kushtetutës, duke tentuar që nëpërmjet sjelleve ekstreme të ndiqet varianti i tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here