Home Uncategorized “Pashë koka të përgjakura, një person u nxor me gjysmë krahu”: Dëshmitarët...

“Pashë koka të përgjakura, një person u nxor me gjysmë krahu”: Dëshmitarët rrëfejnë se çka po ndodh në Beograd

139
0

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Beograd në rrugën Aberdarevoj rreth orës 10 të mëngjesit.

Ky shpërthim besohet të ketë ndodhur nga një shishe me dioksid karboni, ka mësuar Blic.

Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të ndërtesës së RTS-it, gjatë së cilit shpërthim u shkatërrua i gjithë kati.

“Njëri person u nxor nga ndërtesa me gjysmë krahu, tjetri e kishte një kokë të dëmtuar rëndë. Kishte një zhurmë të tmerrshme. Zjarrfikësit arritën shpejt,” tha një nga dëshmitarët, i përkthyer në mënyrë të paredaktuar nga Periskopi.

Një punëtor nga një lokal aty pranë tha se “pa koka të përgjakura”.

“Kam dëgjuar shpërthim të fuqishëm. Kur dola nga lokali pashë njerëz me koka të përgjakura. Jam i tronditur,” – tha z.dëshmitar.

Sipas informacioneve të fundit, një person u vra dhe një person tjetër është plagosur rëndë. Ndërkohë edhe një person tjetër është i plagosur më lehtë. /Periskopi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here