Home Uncategorized Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme, kur do të bije...

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme, kur do të bije borë?

93
0

5.12 – Në mëngjes nëpër ultësira, vransira të ulëta ose mjegull. Ditën kryesisht me diell dhe më butë.

6.12 – Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave, mjegull ose vransira të ulëta. Ditën butë, pjesërisht vranët dhe me erë. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

7.12 – Kryesisht vranët dhe me shi. Erërat do të qetësohen, e deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Në vise malore priten reshje bore.

8.12 – Vransira e gjatë ditës intervale me diell.

9.12 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Në vise malore priten reshje bore.Temperaturat e ajrit shënojnë rritje në ditët e fundjavës. Minimalet do të luhaten nga 2C deri 3C, e maksimalet në fundjavë rriten deri në 11C, e nga e hëna zbresin lehtë në 8C.

Në zonat në të cilat mund të ketë mjegull ose vransira të ulëta, temperaturat pritet të jenë më të ulëta.Do të fryj erë mesatare nga juglindja 4-7m/s, e të dielen mesatarisht e fuqishme 8-16m/s.Shtypja atmosferike shënon rritje të shtunën, e më pas në rënie graduale nën vlera mesatare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here