Home Uncategorized Askush nuk po e pyet Hotin

Askush nuk po e pyet Hotin

99
0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti assesi nuk po arrin të shtrojë autoritetin që ia garanton karriga e kryeministrit. Vendimet dhe rekomandimet e tij po shpërfillen në masë të madhe nga vartësit e tij, por edhe nga institucione të tjera.

Rasti i fundit për nga aspekti kohor, por jo i vetmi që vendimet e Hotit janë shpërfillur është ai për çështjen e ditës së djeshme, ku shumë institucione nuk punuan, ani pse vendimi i Hotit ishte që e hëna të jetë ditë pune, shkruan lajmi.net.

Të premtën, Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një komunikate për media bëri të ditur për opinionin publik faktin se e hëna do të jetë ditë e zakonshme e punës, por me këtë nuk u pajtuan nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës.

AAK nëpërmjet një njoftimi tjetër tha se nëpunësit e kësaj partie do të kenë ditë pushimin ditën e hënë, e në anën tjetër, nga SBASHK-u bënë thirrje shkollave që të hënën të mos mbahet mësimi.

Pothuajse kështu edhe ndodhi. Numër i madh i shkollave në Prishtinë dhe në qytetet e tjera vendosën të pushojnë të hënën, por në anën tjetër disa të tjera vendosën që ta respektojnë qeverinë përpara SBASHK-ut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here