Home Uncategorized Melihate Termkolli kërcënon dhe fyen gazetarin Arsim Lani

Melihate Termkolli kërcënon dhe fyen gazetarin Arsim Lani

122
0

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka kërcënuar dhe fyer gazetarin e T7, Arsim Lani.

Gazetari Lani ka publikuar një mesazh në profilin e tij në Facebook ku Tërmkolli e quan të pafytyrë, bërllog, duke i thënë se do t’i paguan të gjitha, siç thotë do ta paguajë për mundin që ka bërë derisa të shkojë në televizion.

Ky kërcënim i Tërmkollit vije pasi ajo e akuzon gazetarin se nuk i tregon se kush do të jetë pjesë e emisionit dhe se nuk e ka lexuar në tërësi një reagim të saj që ka bërë në Facebook.

Mesazhi i plotë kërcënues dhe ofendues që Tërmkolli i ka shkruar gazetarit Lani:

Ti i paftyrë së pari nuk tregon se kush është në emision, t’i i paftyrë së dyti nuk e lexon në tërësi reagimin tim në FB, t’i i pafytyrë, t’i bërllog kur e din këtë berlloghane ke fytyrë me thanë atë që ke thanë në fund të emisionit, te i pafytyrë ke me i pagu krejt këto, krejt mundin derisa erdha aty, dhe ftohjen që e mora pastaj, kush jeni ju more që luani me jetë të njerëzve, berlloga more

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here